Është mbyllur në Gjykatën e Posaçme shqyrtimi gjyqësor për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës i pandehur për akuzën e blerjes së votave.
GJKKO përcaktoi 13 shkurtin ora 14:00 për seancën kur pritet që SPAK të japë konkluzionet e veta bashkë me pretencën për dënimin e Belerit.
Avokati i Fredi Beleri tha se është e qartë se gjykata do ta dënojë e se procesi ka qenë i parregullt që nga fillimi. Sipas tij, GJKKO nuk pranon asnjë prove të tyren
‘E bëjnë procesin të paligjshëm. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund. Duket qartë se duan të dënojnë.’- tha avokati i Belerit.
Në gjyq ishte thirrur për të dëshmuar mbi dëshminë e penalitetit të Belerit të administruar nga SPAK, Anila Pace, 25 vite specialiste në Drejtorinë e Burgjeve
Për këtë dëshmi mbrojtja pretendon se ka të dhëna të pasakta mbi faktin rezulton apo jo i dënuar Beleri.
Jam pyetur përpara disa muajsh nga Prokuroria e Posaccme për dëshminë e penalitetit të Belerit. Kam dhënë dëshmi përpara agjentëve të BKH. Institucionet shtetërore kanë akses ne regjistrat gjyqosorë, për të parë nëse një shtetas është apo jo i dënuar.
Në rast se një person rezulton i dënuar, prokuroria në këtë rast, dërgon kërkesë për historikun e tij. Dokumenti printohet vetëm në rast se një person është i pandënuar.
Prokuroria nuk kq akses të printojë dënimin. Të dhënat vihen ne dispozicion nga ne. Në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqsore rezulton i “Rehabilituar”. Unë si specialiste, për kerkesat individuale nga E Albania” e çaktivizoj sistemin kur rezulton “I dënuar” dhe ia jap “I pandënuar”.
Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokuroritë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i pandëuar, por nuk kanë akses në te dhëna të tjera. Në këte rast KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna per gjendjen gjyqsore dhe unë i kam dërguar të dhenat qe është i dënuar.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.