Gazetari italian, Roberto Saviano është një figurë e njohur publike tanime për shkak të denoncimeve kurajoze ndaj mafias italiane, kontrollit që ajo ushtron mbi strukturën e caktuar ekonomike në itali dhe krimin e organizuar.
Këtë të shtunë, Saviano ka folur në podcastin “Public Square” të Ditmir Bushatit për raportet mes mafias shqiptare dhe asaj italiane.
Gazetari i librit “Gamorra” thotë se krimi i organizuar shqiptar është shumë, shumë i shtrirë dhe shumë kompleks dhe marrëdhënia mes mafies shqiptare dhe mafies italiane është një, pasi i cilëson si një “grusht të vetëm”.
“E ndiej të them se vendi ku kriminaliteti shqiptar është shumë më i fortë se gjetkë, është Londra. Mbretëria e Bashkuar është vendi me zgjedhje për grupet kriminale shqiptare dhe aty krimi shqiptar operon në autonomi të plotë”, tha Saviano .
Saviano thekson fort nevojën për të diskutuar për krimin për tu përballur me fenomenin dhe jo për t’ju fshehur debatit publik.
“Ajo që më çudit sa herë që kam të bëj me botën shqiptare, që e dua shumë, apo madje kur shkoj në Shqipëri, është të dëgjoj se për mafien shqiptare flitet shumë më shumë jashtë sesa në Shqipëri. Shumë më shumë jashtë se në Kosovë. Sepse e gjitha kjo, krimi i organizuar kosovar dhe shqiptar si dhe krimi shqiptaro-maqedonas është shumë i fortë. Shqipëria e Madhe nuk u arrit në politikë, por u arrit me krimin.
Të gjithë këta elementë, për fat të keq, ceken pak. Mjafton të shohësh publikimet mbi mafien shqiptare. Janë shumë të pakta”, theksoi gazetari italian.