Irlanda e Veriut tashmë ka një kryeministre nga republikanet ose nacionalistët që janë kundër sundimit nga britanikët, por e kanë ndarë pushtetin me unionistët qe janë partia e dytë momentalisht, e që janë pro lidhjeve me Londrën.
Të dyja, si kryeministrja nga Shin Fejni anti-britanik, ashtu dhe zëvendës kryeministrja nga unionistët, pro-lidhjeve me Londrën kanë kompetenca të njëjta.
Por marrja e postit kryesor të Ekzekutivit nga krahu politik i ish-Ushtrisë Republikane veri irlandeze, IRA, është ngjarje historike, pasi gjithçka ndodh pas 103 vjetësh, që kur Irlanda e Veriut, sipas disave u nda nge Irlanda, disa te tjerë, thonë se dëshironte te rinte me tej nën sundimin britanik.
Kryeministrja e re, Michelle O’Neill, nuk vjen vetë nga një e kaluar ushtarake dhe është yll i mediave sociale.
Ushtria Republikane Irlandeze luftojë kundër sundimit britanik që nga viti 1922 dhe është kundër idesë se një Irlandë të ndarë dhe refuzoj të merrte vendet në parlamentet veri irlandeze të ndara.
Po gjithçka ndryshoj pas Marrëveshjes së të Premtes së Mirë në vitin 1998 në kohën e ish-kryeministrit britanik Toni Bler.
Sot Shin Fejni krahu politik i IRA-s, argumenton se pjesëmarrja në një qeveri me kompetenca te deleguara nga Londra ne Belfast është pjese e rrugëtimit drejt ribashkimit me Republikën e Irlandës.
Kryeministrja e re e nacionalisteve veri irlandez qe kërkojnë ribashkimin e dy Irlandave njëra anëtare e BE-se dhe tjetra, pjese e Mbretërisë së Bashkuar jashtë saj, thotë se do jete kryeministre e te gjithëve, në një vend ku me mijëra kanë humbur jetën në konflikte përgjakesh ne Irlandën e Veriut.
Ardhja në pushtet për Kryeministren e re mund të jetë pjesa më e lehte, por qëndrimin në lartësinë e dëshirës dhe pritshmërive nga të dyja palët e konfliktit, mund të jetë një sfidë akoma më e madhe.