Gazment Bardhi tha sot se SHBA-ja nuk ka aleancë me asnjë individ dhe me asnjë forcë politike në Shqipëri.
Teksa komentoi vizitën e tij dhe të disa deputetëve demokratë në Uashington, Bardhi tha se SHBA-ja është e qartë dhe e prerë se është më demokracinë në Shqipëri dhe me integrimin e saj në BE, me asnjë person a parti në veçanti.
Pea sipas broçkullave të Bardhit Amerika është edhe me Saliun eedhe me Rithemelimin edhe me lehsit e rrugës së Salës e natyrisht edhe me Mulin e Bardhin që anatemojnë çdo ditë SPAK.
Megjithëse Bardhi fantazon ai duhet të deklaroj se kush ishin këto shtetar amerikan që kanë bërë deklarata të tilla para Bardhit i cili nuk njihej nga askush dhe ka marrë pjesë vetëm në një takim kolektiv me Escobar si pjesë e grupit të Parlamentit shqiptarë. KY klloun siç duket ka harruar se deri dje ishin aleat të djathtistëve europian sot as nuk i njeh njeri dhe janë të shpërfillur ku takimi i fundit ishte po i njënjtë si grup parlamentar.
Ja broçkullat nxjerr nga goja Bardhi:
“Partneriteti me SHBA-në është kyç për deputetët demokratë dhe opozitën. SHBA-të nuk kanë aleancë me asnjë indivisd, me asnjë parti, mbështesin demokracinë e rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Ne bashkohemi rreth ideve dhe gjërave që na bënjë bashkë.
Nuk bëhemi bashkë rreth individëve konkretë, bashkim rreth ideve. Të përbashkët kemi luftën kundër regjimit të Edi Ramës. Mbetem i vendosur që PD-ja të mbetet e bashkuar. Keqpërdorimi që Rama i ka bërë konfliktit në PD këto dy vite e opozitës gjithashtu, kjo gjë ka sjellë pasoja për Shqipërinë”, tha Bardhi.
Ai shtoi më tej se kryeministri Rama dhe shumica socialiste ka kohë që kërkon asgjësimin e opozitës e për këtë kjo e fundit do protestojë pa u ndaluar.
“Rama dhe shumica kanë kohë që japin mesazhin që kërkojnë asgjësimin e opozitës. Kjo është arsyeja pse ne protestojmë. Duam që Kuvendi të jetë funksional po jo i rremë. Nuk kemi kryer asnjë shkelje. Shkeljen e ka bërë Nikolla që ka ndaluar deputetët e PD-së për të hyrë në parlament, në vendin e punës” – shtoi Bardhi.