Pavarësisht përplasjeve, duket se mes deputetëve të Rithemelimit dhe mazhorancës ka edhe momente paqeje.
I pari që është futur në sallën ku do të zhvillohej komisioni i Reformës Zgjedhore ka qenë Blendi Klosi i i cili i ka dhënë dorën Bledion Nallbatit.
Ndërkohë edhe Toni Gogu ka ardhur me tone paqësore duke u përqafuar me Fatmir Mediun.
Deputetët e Berishës dhe Bardhit duket se e kanë uzurpuar sallën, mirëpo herë pas here ata e harrojnë rolin ku ndodhen dhe harrojnë që janë para kamerave dhe japin edhe shfaqje të tilla takimesh e përqafimesh.