Pas kaosit dhe bllokimit të deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore do të zhvillohet online.
Ata kanë mundur të “çajnë” bllokadën e Gardës, duke zënë karriget në sallë. Deputetët që u përplasen me Gardën janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Boçi apo Albana Vokshi.
“Hapeni rrugën”, i janë drejtuar deputetët e opozitës gardës me tone të larta.
Edhe mbledhjet e kaluara të Komisionit të Reformës Zgjedhore dështuan, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan socialistët të ulen në karriget e tyre.