dhe pse ka 20 vite që Bruce Willis dhe Demi Moore janë divorcuar, ata vazhdojnë të jenë të afërt.
Në promovimin e show-it më të ri të saj “Feud: Capote vc. The Swans”, Moore ka ndarë disa informacione të reja sa i përket shëndetit të Willis.
“Duke e ditur sëmundjen me të cilën po ballafaqohet mund të them se po ia del mjaft mirë”, tha Moore përgjatë shfaqjes së saj në “Good morning America”.
Aktori ka lënë karrierën e tij prej aktori prej kohës kur u diagnostifikua në vitin 2022 me demencë frontotemporale.
Moore dhe Willis janë divorcuar në vitin 2000 dhe kanë së bashku tre vajza të rritura, Rumer, Scout dhe Tallulah.
“Ua them edhe vajzave, është e rëndësishme që të takohemi kudo që jemi dhe të mos mendojmë për gjërat e këqija.
Sepse ka bukuri dhe ëmbëlsi të madhe, dashuri dhe gëzim nga kjo”, tha Moore.
Ish-çifti kanë vazhduar të ndajnë miqësisht përvojat familjare gjatë viteve. Ndërsa Willis pas ndarjes nga Moore u martua me Emma Heming Willis, me të cilën ai ka dy vajza Mabel dhe Evelyn./cnn