Lindi më 7 shkurt 1945! Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, feston sot ditëlindjen e tij të 79, por askush s’e ka besuar.
Ai ka postuar një foto me të shoqen me këtë rast, ndërsa kujton fjalët e nënës, duke u shprehur se këto porosi nuk i ka shkelur kurrë gjatë gjithë jetës së tij.
“Më vijnë në ment herë pas here fjalët e nënës. “Mos ja kërko tjetrit atë që nuk e do për vete”, ” Bëje të mirën, hidhe në det”, ” Çdo njeri e ka një nënë, ajo e di çështë dhimbja”. Në mënyrë instiktive gjatë gjithë jetës, këto porosi nuk i kam shkelur!Do isha i lumtur, të lija një vragë në mendjen e pasardhësve të mi!
I bindur se do jetë pasuria më e çmuar që do tu le dhe kur ata të jenë në moshën time, të kujtojnë se çfarë dëshire kisha të trashëgonin! E shkrova sot nga Mali i Tomorrit në orën 5.00 të mëngjezit(-15), për të kujtuar orën 5.00 të 1945 që qava kur erdha në këtë botë! ( foto nga Perla e Tomorrit)”, shkruan Shanaj.
Fotografisë së kësaj dite, duke festuar me bashkëshorten Natasha Lako, ndjekësit në facebook, përveç urimeve, kanë shprehur habi, për faktin se nuk e besojnë dot që Mevlani të jetë 79 vjeçar.
Përveç dukjes së re, ai është dhe mjaft energjik, ndaj vitet i sheh më shumë si një bilanc suksesi të jetës. Si artist ai numëron një numër të madh titujsh, dekoratash e çmimesh në karrierën e tij kinematografike si aktor, regjisor në kinema dhe televizion, dhe si producent.
“I teti në bronz”, apo filmat pas viteve ’90: ”Unë e dua Erën” (1991), “Viktimat e Tivarit”(1996) “Lule të Kuqe, lule të zeza” janë disa nga filmat e aktorit me karrierë të gjatë, dhe ndër më të spikaturit e kohës.
Mevlani ka dy fëmijë, Jonin dhe Erën, nga martesa e tij me Natasha Lakon, që kur ishte 25 vjeç.