Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi sot (7 shkurt 2024) me dy vite burg ish kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici i arrestuar pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me Akma K. Ndërkohë 40 vjeçarja do të vuajë 1 vit burg.
Trupi gjykues vendosi të ndryshojë akuzat për dy të pandehurit për të cilët SPAK kishte dërguar dosjen për ‘korrupsion pasiv dhe aktiv’. Kështu Safet Gjici u shpall fajtor për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës” ndërsa për Alma K u shpall fajtore për ‘prostitucion’.
Gjithashtu Safet Gjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
Vendimi u shpall mbrëmjen e sotme nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi pasi gati 4 orë të mbledhur në dhomën e këshillimit
VENDIMI
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 41/128 Regjistri themeltar, datë datë 07.02.2024 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Safet Gjici për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Safet Gjici me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Alma Kaçi, lidhur me kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 parg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e saj në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Alma Kaçi me 1 (një) vit burgim.
Videoskandali ku Gjici dhe 40 vjeçarja kryeninin marrëdhënie intime në zyrën e kryetarit në bashkinë e Kukësit doli në media më 16 qershor 2023, ndërsa data e regjistrimit në video ishte 6 qershor 2023.
Gjici përlotet
Gjatë konkluzioneve të palës mbrojtëse, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici akuzoi drejtpërdrejt ish kreun e këshillit të qarkut Kukës, kundërshtarin e tij politik Abedin Oruçi se fshihet pas kurthit të videoskandalit.
Para shpalljes së vendimit Gjici, i pranishëm në gjykatë kërkoi nga togat e zeza pafajësi, duke u shprehur se ndjen vetëm përgjegjësi morale, por jo penale dhe u përlot
“Unë kam marrë dënimin me të madh që është ai moral, u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit” u shpreh ai i përlotur në sallën ku kishte edhe familjarë
Ish-kryebashkiaku tha se kishte rënë pre e një kurthi të ngritur nga kundërshtari i tij politik Abedin Oruçi, përplasja, me te cilin kishte nisur që në vitin 2019, ku në cilësinë e kryetarit të Bashkisë i kishte hequr atij rrethimin me kangjella hekuri që i kishte bërë sheshit para bashkisë.
“Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e pagoi Alma K. në shenjë hakmarrjeje”, u shpreh Gjici.
Ai hodhi akuza ndaj prokurorisë, e cila sipas tij megjithëse kishte prova nuk e procedoi Oruçin.
“Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Oruçit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste”, deklaroi Gjici
Çfarë pretendoi SPAK
Seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tij me 4 vjet e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit pasiv dhe Per Alma K SPAK kërkoi 1.6 vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv.
Sipas SPAK, e cila mbylli hetimet më 25 nëntor 2023, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma K., është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës. Prej 24 qershorit 2023, kur dhe u arrestua, Safet Gjici ndodhet në paraburgim ndërsa Alma K. po gjykohet në masë sigurie ‘arrest shtëpie’.
Videoskandali në bashkinë e Kukësit, ja sa ditë burg do të vuajë Safet Gjici, përllogaritja
GJKKO dënoi sot me 3 vite burg Ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici duke e shpallur fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë për Alma K dha dënimin me 1. 6 vite burg për akuzën e prostitucionit. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar Safet Gjici përfiton uljen me 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim ndërsa Alma K. me 1 vit burg.
Por edhe sa muaj i kanë mbetur Safet Gjicit për të kryer?
Vuajtja e dënimit nis nga dita e ndalimit 24 qershor 2023. Pra deri tani ka kryer gati 8 muaj paraburgim.
Një ditë paraburgim është e barazvlefshme me 1.5 ditë burg. Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se Gjici ka kryer +/- 432 ditë burg dhe i mbeten dhe +/- 299 ditë.
Ora 20:28
2 vite burg për Safet Gjicin, avokati: Vendim i sforcuar, do shohim argumentet e Gjykatës dhe do bëjmë ankimim
Të sforcuar e ka konsideruar avokati vendimin e Gjykatës për të dënuar me 2 vite burg ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici për shpërdorim detyre. Ai tha se do ta ankimojnë vendimin pasi të njihen me argumentet e Gjykatës
“Nga korrupsion e dënuan për shpërdorim të detyrës. Kur të shohim argumentat për këtë vendim do ndjekim rrugët tona për ankimim. Do shohim vendimin kur të zbardhet dhe do bëjmë ankimim. Vendimi shumë i sforcuar, nuk e di se çfarë do shkruajnë aty. Do lexoj vendimin e zbardhur që unë ta kuptoj si e ka argumentuar gjykata”, tha ai.
Ora 19:53
U dënua me dy vite burg, ndryshon akuza për Safet Gjicin nga korrupsion në shpërdorim detyre! Alma fajtore për prostitucion
Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici nga korrupsion në shpërdorim detyre, për të cilin dha dënimin final me 2 vite burg. Ndërkohë, edhe Alma Kaçin, e ka shpallur fajtore për prostitucion e cila fillimisht u akuzua për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”
Avokati mbrojtjës, Përparim Kulluri në seancën e sotme të gjyqit ku u dhanë konkluzionet insistoi se Alma K. është paguar për të realizuar videon dhe po ashtu ajo ka pasur komunike me Abedin Oruçin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën e memories që është bërë regjistrimi.
Sipas mbrojtes prokuroria, nuk ka gjetur pajisjen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi sepse në bazë të aktekspertimit të kartmemories që u gjet në gotë me të cilen dyshohet se u bë regjistrimi nuk rezluton që të jetë e regjisturar aty. Pamjet janë gjetur tek një USB në banesën e Almës. Po ashtu njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kanë folur vazhdimisht me njëri-tjetrin në lidhje me këtë çështje
Pse prokuroria nuk hetoi faktin që Abedin Oruçi i ka dhënë prokurë avokatit që ta përfaqësojë në çdo shkallë gjyqësore? Po ashtu pse prokuroria në datën 9 tetor kur e ka pyet Abedin Orucin nuk i ka kërkuar shpjegime për komunikimet me Almën. Sipas mbrojtes në datë 23 maj 2023 ka qenë takimi i parë mes Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, kohë në të cilen ata kane kryer marrëdhënie seksuale.
Pas kësaj GJKKO u tërhoq për vendim.
Deshmia
Kurthi ma ngriti kundërshtari Abedin Oruçi. Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Fakti që nuk ishte pronë e tij e provova në bazë të dokumenteve në kadastër. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë.
Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësi. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja hollandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin.
Pesë akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorin e Kukësit por kane arritur që ti pushojnë. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e paguajti Alma K. në shenjë hakmarrjeje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve paleje.
Abedin Oruçi më ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë s’kam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyrën. Kush më ka dhënë substancë narkotike Alma K. me bashkëpuntorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria.
Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Oruçit? Pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi që i kam bërë unë Alma K. për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë që ajo kishte komunikuar me Oruçin. Une i thashë shko tek zëvendësi Almës por ajo as aty nuk e dorëzoi. Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikur fond për qentë. Ata më sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë paleje dhe të përvetesojnë tokën.
Une kam marrë dënimin më të madh. Dënimi është moral u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit.
Oruçi donte që të iki une dhe të vinte në zbatim projektet e tij. Shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndërvite ka pas 25 çështje penale. Une kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj.
S.G/Shqiptarja.com