Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania përplasjen në OKB mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç lidhur me vendimin për dinarin.
Sipas Spahiut, me retorikë dhe fjalim Kurti ka fituar në raport me Vuçiç, por kjo është e parëndësishme përballë faktit që SHBA dhe BE ishin kundër tij në vendimin për heqjen nga qarkullimi të parasë serbe.
“Fjalimi i Kurtit ishte ekselent, por nuk është i mjaftueshëm se nuk fitohet në OKB nëse flet bukur Albinin por nëse flet bukur Uashingtoni, Londra, Berlini, Parisi. Por këta ishin kundër Kurtit dhe deklaruan se vendimi për heqjen e dinarit duhet të pezullohet dhe u rreshtuan krah Serbisë.
Është një lloj papjekurie nga ana e Albin Kurtit që sjell zhgënjim te Perëndimi, që mendojnë se shqiptarët kanë nota të theksuara mosmirënjohjeje”, tha Spahiu.