Kjo është një copëz nga jeta e aktorit të famshëm të humorit Muharrem Hoxha e cili ka gati 3 vjet që ka humbur bashkëshorten. Një tregim dhimbshëm:
Isha në Pogradec kur ra pandemia. Atje kam jetuar për tre vjet. Lëvizja herë pas herë por pandemia më zuri atje.
Bashkëshortja ime ndërroi jetë nga Covide, muajin e ardhshëm mbush 3 vjet. Më ka vrarë shumë , mbas fëmijëve , në këtë moshë ajo nuk zëvëndësohet kurrë. Flej me televizor ndezur sepse më tmerron vetmia.
Shikoj vetëm sport dhe filma, kamqenë keq me psikolog. Shkoj shpesh në Pogradec, sepse çdo gjë në shtëpi është me dorën e saj dhe më kujton çdo çast atë. Ndaj ik, sepse dua të ndërroj ambient, dua të dal sa më shpesh.