Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka publikuar në profilin e saj një foto me kantautorin Flori Mumajesi. Ky i fundit prej vitesh po qëndron larg projekteve muzikore dhe ekranit duke i bërë fansat t’i marrë malli për të. Dyshja janë miq prej një jete tashmë, e njohja e tyre i ka fillesat që në bangat e shkollës.
“Mik i vjetër, por i shtrenjtë. Na ke munguar të gjithëve Flor Mumajesi”, shkruan Çiljeta krahas fotos.
Menjëherë në rrjet kanë nisur një lum komentesh se nuk e njohën kantautorin në pamje të parë.
Kujtojmë se për pak vite Flori u përfol për një situatë të ngarkuar emocionale që shpresojmë ta ketë kaluar me sukses.
Learn more
Nuk dihet nëse dyshja e artistëve po bashkëpunojnë për ndonjë projekt të përbashkët.