Hedhja në rrugë e dy të moshuarve nga fëmijët e tyre ka sjellë reagimin e qytetarëve të ndryshëm. 82-vjeçari Fadil Mane tregon mes lotësh historinë e dhimbshme të jetës së tij.
Prej rreth 2 javësh, dy të moshuarit jetojnë në qiell të hapur, me lëmoshat e qytetarëve duke u strehuar në hotelin më të lirë që ndodhet në qytet. I moshuari tregon situatën e vështirë në të cilën ndodhet, duke u shprehur se janë në një gjendje shumë të vështirë.
82-vjeçari ndihet i kërcënuar dhe i frikësuar për jetën e tij dhe të bashkëshortes, e cila prej kohësh është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai thekson se shpresa e vetme është te mediat dhe apelon për ndihmë urgjente nëpërmjet tyre.
Tani jetojmë jashtë, hotelin e paguan dje pardje, kurse mbrëmë e paguam vetë nga 10 mijë lekë.
Duam një shtëpi të futemi brenda se ne dy pleq jemi, dhe ka ndodhur kudo, i zënë për gryke dhe o burra hajt ti mbysim
Kam 4 fëmijë, tre çupa dhe një djalë. Çupa e djali jetojnë këtu. Me djalin kemi folur, 3 herë më ka marrë djali dhe 3 herë jemi zënë.
Shumë qytetarë i janë bashkuar nismës për të ndihmuar të moshuarit. Ndërkohë që pas publikimit të historisë së dhimbshme të çiftit ka reaguar Ministria e Shëndetësisë e cila ka marrë masa për t’i strehuar ata në shtëpinë e të moshuarve të Poliçanit.
Ndërkohës, sot Ministria e Shëndetësia ka sistemuar çiftin e moshuar në qendrën Polivalente në Poliçan, ndërsa sqaron se po kryhen procedurat për plotësimin e dokumentacionit për vendosjen përfundimtare në institucionet publike rezidenciale të dy të moshuarve.