Sipas saj, një takim i mundshëm i Blinken me kreun e SPAK nuk ka asgjë të pazakontë pasi SHBA ka qenë mbështetësja më e madhe e reformës në drejtësi.
“Është një moment i rëndësishëm për sigurinë në Evropë, botë dhe rajon. Kërkon një momentum të ri komunikimi dhe bashkëveprimi mes partnerësh strategjikë siç është Shqipëria dhe SHBA dhe është kuptimplotë fakti që në rajonin tonë, në këtë situatë delikate për sigurinë sekretari Blinken zgjedh Shqipërinë si partnerin më të besuar.
Nuk di për axhendën e Blinken, di që do ketë takim me me kryeministrin Rama, por nuk e shoh as të çuditshme (takimin me kreun e SPAK) se reforma në drejtësi është e mbështetur nga SHBA pa të cilët nuk do të mund ta çonim deri në fund”, tha Spiropali në një intervistë për Euronews Albania.