Një anije me mbi 100 refugjatë libianë është mbytur në Mesdhe këtë të premtee. Teksa liderët e vendeve të Bashkimit Evropian vijojnë përplasjet e ashpra për krizën e emigrantëve, në Mesdhe nuk kanë të ndalur tragjeditë.
Raportohet se varka ndodhej në lindje të Tripolit, rreth gjashtë kilometra në momentin e tragjedisë. Roja bregdetare libiane gjeti trupat e pajetë të tre fëmijëve, siç duket edhe nga fotot e publikuara nga mediat e huaja, ndërkohë 14 persona të tjerë janë shpëtuar.
Mediat raportojnë se të paktën 100 refugjatë janë mbytur nga kjo tragjedi. Viktimat ishin të gjithë emigrantë libianë të cilët kishin për destinacion brigjet europiane në kërkim të një jete më të mirë.
(Fëmijët e mbytur)
Kjo tragjedi vjen në një kohë kur udhëheqësit e Bashkimit Europian përshëndetën arritjen e një marrëveshje të re mbi migracionin që mund të parandojë kalimet e rrezikshme të emigrantëve përgjatë Mesdheut. Qindra njerëz, të gjithë refugjatë lufte ose nga varfëria, kanë humbur jetën këtë vit duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun me synim arritjen e brigjeve italiane, malteze dhe spanjolle.