Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë drejt Tiranës të enjten e 15 shkurtit. Ndërsa zbritja në aerportin “Nënë Tereza” pritet të jetë në orën 11:00 të paradites, ndalesa 8 orë në tokën shqiptare do të shoqërohet me një axhendë të ngjeshur takimesh.
Ish ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zbardhi detaje nga vizita e rëndësishme e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken i cili shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha në maj 2021.
Gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarë shqiptarë dhe gjermanë, mbrëmjen e sotme (me orën shqiptare), ish ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim e cila aktualisht mban postin e Zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për çështjet Europiane dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit zbuloi se ndalesa e Blinken në Tiranë do të zgjasë 8 orë.
“Në Shqipëri do të jemi rreth orës 11:00 deri rreth orës 19:00 ose 20:00 të mbrëmjes. Dhe kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të fokusohet tek e ardhmja, e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor’ u shpreh zonja Kim.
Vizita vjen si një moment celebrimi për 100 vjetorin e marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri. Kim zbuloi dhe mesazhin e rëndësishëm që përcillet përmes kësaj vizite
‘Ne duam të theksojmë dhe nënvizojmë bashkëpunimin e fortë që kemi me Shqipërinë. Për të shprehur falenderime kryeministrit Rama dhe Shqipërisë për rolin në Këshillin e Sigurimit gjatë vitit 2023. Për pritjen e afganëve që dëshmoi edhe një herë traditën e tyte historike të mikpritjes”
Kë do të takojë?
“Do takohemi me presidentin Bajram Begaj dhe një takim bilateral me kryeministrin Edi Rama’ u shpreh diplomatja Yuri Kim.
Sekretari Amerikan i Shtetit do të jetë present dhe në një takim me gati 100 të rinj pjesë e programeve që SHBA aplikon në Shqipëri që do të mbahet tek Piramida.
Pjesë e axhendës së ndalesës së Sekretarit amerikan është folur në disa media, se është parashikuar dhe një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, por kjo është një gënjeshtër e trilluar nga qarqet politike dhe mediatike të Foltores, të cilët fantazojnë të tilla takime, që do ishin të pamundura edhe për ndihmsin e tretë të Blinkenit Eskobar.
Ndoshta Yuri Kim si shoqëruese e sekretarit të shtetit mund të gjej 2 minuta kohë për t’i dhënë dorën Dumanit.