Pak kohë më parë një shqiptar është akuzuar nga policia greke, se ai është vrasësi i avokatit grek.
Bëhet fjalë për Aleksandër Matën, i cili është i dyshuari kryesor për këtë vrasje, por që ai e ka mohuar.
Por sipas mediave greke, Mata bashkë më disa shqiptarë të tjerë kanë grabitur një banesë në Athinë dhe para se të largoheshin ai kishte lenë një shënim për policinë.
“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”.
Kjo është letra e Eno Matës, ku në fund të letrës kishte lënë shënimin “Maradona – këmbëshpejti”.
31-vjeçari shqiptar është rritur në qytetin Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.
Aleksandër Mata është njëri prej të dyshuarve të vrasjes së avokatit Zafeiropoulos, ngjarje e ndodhur në Athinë vitin e kaluar. Mikel Brahimaj është arrestuar si personi që qëlloi për vdekje avokatin.
Ndërsa Mata u arratis drejt Shqipërisë pas ngjarjes. Mesa duket, ai është rikthyer sërish në Greqi. Aleksandër Mata është arrestuar dhe në të kaluarën për vjedhje. Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë edhe në grabitjen e një filiali banke në Greqi.