Francesk Radi lindi në Tiranë më 13 shkurt 1949 dhe u nda nga kjo jetë me 3 Prill 2017. Muzika e lehtë dhe ajo moderne shqiptare, ka ardhur me shumë origjinalitet falë talentit të tij. Këgët e tij, menjëherë bëheshin refereni i çdo të riu, bashkohës me të, por këndohen edhe në lokalet e natës, nga të rinjtë e sotëm.
Kantautori i madh, rrjedh nga një familje që i dha personalitete të mëdha Shqipërisë. Stërnipi i At Vinçens Prennushit dhe i Lazër Radit, rrëfen përmes dorëshkrimeve në librin e botuar dy vjet pas vdekjes. Bashkëshortja, Tefta Radi, ka theksuar: Libri, jo vetëm biografi, por dhe histori e kulturës shqiptare”.
Francesk Radi nuk ka hyrë rastësisht në panteonin e kulturës shqiptare. Një pikë gjak, si dhe një gen i ndritur burrash të mençur të kombit, e frymëzoi artistin që të sfidonte persekutimin në komunizëm e të mbetej si rrallëkush, më i dashuri dhe më i pëlqyeri në zemrën e popullit shqiptar, të artistëve dhe familjes.
Francesk Radi iu përkushtua këngës, deri në ditët e fundit të jetës. Vetëm pak orë para 3 prillit 2017, kur dha frymën e fundit, ai kishte punuar në studio, rrëfen Tefta Radi. Puna për të bërë CD-në e këngëve të tij edhe në anglisht e ky dorëshkrim u lanë në mes. Francesk Radi iku nga kjo jetë me një peng në zemër, që askush nuk i kërkoi falje. “Askush nuk më kërkoi falje mua e të tjerëve si unë, edhe kur diktatura në vitet ’90 dhe demokracia trokiti.
Lashë pas ëndrrat e bukura të Institutit të Lartë të Arteve, punën në orkestrën e Raditeleviozionit shqiptar, në Big Bendin e Gaspër Çurçisë. Muzikanti Gaspër Çurçia, mjeshtër i trompës dhe i xhazit, një i talentuar i jashtëzakonshëm, pati një fund tragjik. U ekzekutua nga diktuara më e egër e kohës”, ka shkruar Françesk Radi. E kështu Radi, duke na treguar zemrën e madhe të tij dhe pjekurinë e parakohshme, që në moshën 23-vjeçare, ka shkruar:
“Njëtrevjeç djalë, u nisa drejt veriut të vendit, me kurajën për të gjetur edhe atje vetveten. Por, jo pa dhembje. Përpara meje, do të shfaqej një tjetër botë. Një tjetër shoqëri duhej të krijoja rishtazi, por me kujdes për ta ruajtur veten nga gojët e liga, të cilat gjenden në çdo kohë, në çdo epokë dhe kudo.”
Këto dorëshkrime të Radit na e risjellin nga qielli në tokë si një artist të madh, dhe një humanist të pashoq. Kjo thjeshtësi që tregon në rrëfimet e tij, është gati hyjnore.
Bashkëshortja Tefta Radi, duke i lagur herë pas here me lot dorëshkrimet e Françeskut, si dhe kujtimet e festivaleve të rrëfyera nga kolegët, tha: “E kemi konceptuar librin që të mos jetë vetëm biografik, por edhe të shkruhen të vërtetat për historinë e vendit dhe të kulturës shqiptare.”
Radi rrëfen në faqet këtij libri, për gjyshin e tij Nushin, që humbi jetën nga një hemorragji cerebrale moshë të re dhe i vëllai Imzot Vinçens Prenushi, u kujdes për katër vajzat që la pas, mes tyre dhe nënën e tij, Rozën. Duke përshkruar jetën e familjes së Françeskut, filli historik lidh familjet më shquara dhe intelektuale të Shkodrës, por edhe me personalitete të vendit.
Baltua, babai i Frankos, ishte instrumentist në kontrabas dhe në këtë libër është botuar një foto, ku ai ishte pjesëtar i grupit të Prizrenit me kontrabas, në vitin 1923. Historia e muzikës, lidhet gradualisht në këtë libër me historinë e arteve, kulturës dhe arsimit në Shqipëri.
Halla e tij Xhuliana Radi, që kishte studiuar në kolegjet italiane ka qenë në Pukë, mësuese, me Migjenin, në vitin 1936. Nuk nuk mungojnë fotot që zbulojnë mozaikë nga historia e Shqipërisë që nga vitet ‘20, ku në të njëjtën anije, vjen nga Italia, Lazër Radi me intelektualen e shquar, Musine Kokalari. E zbulon lidhje të shumta të Radëve apo Prenushëve, me personalitetet e mëdha të vendit, nga veriu në Jug të Shqipërisë.