Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka konfirmuar mbështetjen për sistemin e drejtësisë në vend.
Në ambientet e Piramidës, numri 2 i administratës amerikane është takuar me të gjithë drejtuesit e sistemit të drejtësisë.
Teksa ishte i pranishëm në një aktivitet me të rinjtë te ‘Piramida’ të pranishëm ishin kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe kreun e radhës së SPAK, Altin Dumani në mhngesë të “administratorit” kryeprokuror Çela.