Askush se ndal Rey Manajn. Bomberi shqiptar ka shënuar golin e rradhës në kampionatin turk teksa ka ndëshkuar skuadrën e Hatayspor ku luajnë Matondo dhe Bekaj. Lushnjari e nisi si gjithmon nga minuta e parë dhe në minutën e 18’ rrëmbeu sërish vëmendjen kryesore me një supergol nga goditja e dënimit, e dyta rradhazi.
Topi në kufij të zonës dhe Manaj lëshon një silurë aq të fortë sa portieri të ishte i pafuqishëm për ta kapur. Topi në mes të rrjetës dhe gol, Manaj feston golin e 17-të sezonal dhe lëshon një tjetër sinjal të qartë për Sylvinhon.
Prezenca e tij në miqësoret e marsit duket e pashmangshme, këto paraqitje dhe këto numra nuk i ka askush nga lojtarët shqiptar nëpër botë.
Goli i Manaj→ VIDEO