Fulham po luan momentalisht në shtëpi përballë Aston Villas ndeshjes e vlefshme për javën e 25-të të Premier League. Sfida që po zhvillohet në stadiumin “Craven Cottage” të Londrës është 0-0 në këto momente.
Në sy ra mungesa e Armando Brojës, me shqiptarin që nuk është as në stol, duke krijuar kështu hije dyshimi nëse gjendja e tij fizike është mirë, apo ka pësuar një tjetër dëmtim. Teksa pikërisht për këtë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka reaguar në Instagramin e tij, ku tregon dhe arsyen e mungesës.
“Më vjen keq që sot humba ndeshjen për shkak se jam sëmurë. I uroj fat Fulhamit dhe djemve. Sot shpresoj që të marrin 3 pikët”, shkruan Broja në Instagram.