Bleona Qereti mbrëmë ishte e ftuar tek “Zonë e Lirë” më Arian Çanin.
Si gjithmonë, me kiminë e Çanit dhe Bleonës, intervista pati të qeshura, debate, sherre dhe shumë ngacmime.
Gjatë intervistës, Bleona për herë të parë zbuloi ministrin e saj të preferuar në Shqipëri, dhe ai është ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Ndërkohë që Çani tha me shaka se “tigri” në Shqipëri është Ahmetaj, Bleona tha hapur se ajo “i pëlqen tigrat”.
Pjesë nga debati:
Çani: A mendon se duhet të kesh lëkurë luani që t’a shesësh shtrenjt?
Bleona: Duhet të jesh dhelpër ose tigër… ( qesh)
Çani: Jo, tigër është Arben Ahmetaj, tigër me tigër…
Bleona: Mua më pëlqejnë tigrat…
Çani: Ben e kishte me ty…