Vllaznia ra nga Kategoria Superiore dhe në edicionin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë. Edhe pse u premtua se do të kishin një skuadër për trofe, tifozët e zjarrtë shkodranë do të shohin skuadrën e tyre të militojë në kategorinë inferiore, duke u bërë “shok” me Shënkollin, Velecikun e kështu me radhë.
Vllaznia ra sepse ajo u tradhtua nga brenda. Edhe pse taksapaguesit shkodranë paguanin shuma të mëdha për të mbajtur ekipin në elitë, më shumë se gjysma e parave jepeshin për burokratët e klubit dhe rreshtin e gjatë të sekserëve të partisë dhe tarafit të kryetares së Bashkisë Voltana Ademi.
Në mbledhjen e së premtes që u bë në këshill, Voltana u përpoq të mbronte veten me arsyetimins e kishte bërë maksimumin për skuadrën. Por nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi disa këshilltarë i kujtuan dështimin dhe e bënë fajtore për gjendjen.
Voltana Ademi, në fakt, ia ka marrë dorën mashtrimeve, sidomos kur është puna për Vllazninë. Asnjë premtim i mbajtur dhe hedhja e fajita tek disa drejtues klubi nuk e zgjidh situatën. Voltana tentoi ta kalojë “lumin” me një “shpëlarje truri”, por harron se një Vllazni e rrëzuar është kaq e trishtueshme për tifozerinë shkodrane sa nuk ia falin aspak.
Zgjedhjet do të vijnë shpejt dhe qytetarët do të dinë t’i japing një mësim të mirë Voltanës dhe gjithë shpurës së tarafit të saj, që e kanë shndërruar klubin e futbollit në “klubin e kryetares”. Mbledhja e djeshme e këshillit nuk dha asnjë efekt dhe kryetarrja Ademi u mjaftua me një premtim të ri për të ngjitur Vllazninë në elitë.
Cfarë paradoksi! Një vit më parë premtonte titullin kampion, ndërsa tani për të ngjitur Vllazninë në Superiore. Pasi e shkatërroi skuadrën, nuk kërkon as ndjesë për atë që ka ndodhur me klubin që këtë edicion feston 100 vjetorin e themelimit. Kjo është sjellje prej “Jude”. /Pamfleti Sport