“Shikoni fytyrën e qeshur dhe të lumtur të vejushës së Navalny. Është ndjesia se ajo e priste këtë ngjarje gjatë gjithë këtyre viteve për të nisur në mënyrë madhështore jetën e saj politike. Dhe ajo e tha atë. E gjithë kjo është shumë e trishtueshme”.
Kështu deklaroi ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, në një intervistë për mediat e Moskës. Zëdhënësja e ekipit të Navalny, Kira Yarmysh, postoi videon e kësaj deklarate në X, duke e shoqëruar me një përgjigje për Medvedev.
Pak ditë më parë, në një video të publikuar sot në rrjetet sociale, Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny, akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, për vrasjen e burrit të saj.
Ajo njoftoi se do të vazhdojë punën e Alexei dhe ftoi të gjithë t’i qëndrojnë pranë për të luftuar për vendin.
Por si është e vërteta’ dhe kush është në fakt Yulia Borisovna Navalnaya dhe çfarë dimë për relacionin me Navalnyn.
Për vite me radhë, Yulia një ekonomiste dhe e ashtuquajtura ‘Zonja e Parë’ e opozitës ruse, i qëndroi afër bashkëshortit të saj në përpjekjet e tij për të ekspozuar korrupsionin e Kremlinit, duke u shfaqur në emër të tij në paraqitje të panumërta publike dhe duke iu bërë thirrje mbështetësve të mos dorëzoheshin kurrë edhe kur Navalny ishte në burg.
Ajo u takua me Alexei Navalnyn në vitin 1998 derisa ishte me pushime në Turqi dhe dyshja u martuan vetëm dy vjet më vonë.
Yulia më pas lindi dy fëmijët e tyre, Dasha-n dhe Zakhar-in, përkatësisht në vitin 2001 dhe 2008.
Pas arrestimit të tij Yulia Borisovna Navalnaya, gruaja e të ndjerit Navalny e braktisi
e tradhtoi, e genjeu, e ndau..Jeton në Londër me të dashurin e saj….dhe prap e qau me denese ne samit.
Ndaj Medvedev ka të drejtë që thotë: E veja e Navalnit është e lumtur që ai vdiq, kishte gjithë këto vite që e priste. /Ekskluzive.al