Rennes 3-2 Milan (Bourigeaud 11′, 54′, 68′ / Jovic 22′, Leao 58′)
Milani është mposhtur mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Rennes, ndeshje e cila ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Europa League. Sfida që u zhvillua në stadiumin ““Roazhon Park”, përfundoi me fitoren 3-2 të francezëve, por Milani kualifikohet për më tej falë ndeshjes së parë që triumfuan 3-0. Golat për Rennes në këtë sfidë u shënuan të 3 nga Bourigeaud, i cili luajti një ndeshje mjaft të mirë. Në krahun tjetër, për Milanin shënuan Leao dhe Jovic.
FORMACIONET ZYRTARE:
RENNES: Mandanda, Truffert, Theate, Omari, Doue, Santamaria, Bourigeaud, Doue, Terrier, Gouiri, Kalimuendo.
MILAN: Maignan, Florenzi, Kjaer, Gabbia, Hernandez, Bennacer, Reijnders, Pulisic, Musah, Leao, Jovic.
Rastet e ndeshjes:0+6′ Mbyllet sfida, Milani mposhtet, por kualifikohet.
68′ Bourigeaud shënon golin e 3-të personal dhe të 3-tin për Rennes. (VIDEO)
66′ Jovic prek topin me dorë zonë, tjetër penallti për Rennes. (VIDEO)
58′ Leao shënon golin e barazimit, sfida shkon në 2-2. (VIDEO)
54′ Bourigeaud rikthen Rennes në avantazh. (VIDEO)
53′ Penallti për Rennes. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë.
45+1 Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
22′ Jovic rikthen baraspeshën. (VIDEO)
11′ Rennes kalon në avantazh me anë të Bourigeaud. (VIDEO)
1′ Starton sfida.