Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën, të cilët vranë babanë dhe më pas e groposën në një kasolle pranë banesës.
Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe fshehje e asgjësim i kufomës, kryer në bashkëpunim, janë akuzat që rëndojnë ndaj Hygerta, Hysen dhe Amarildo Metës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shkurt në Shënavlash, por u zbulua disa ditë më pas, pas denoncimit se kanë humbur kontaktet me të.
Tre vrasësit vazhdojnë të ndryshojnë deklarimet e tyre sipas mësimeve qesharake të avokatëve. Fejesa dhe dhuna bien posht pas deklarimeve të dëshmitarëve të përfshirë në këtë ngjarje.
Përsëri del në skenë Hygerta e cila mori përsipër autorësinë e vrasjes së babait të saj pas deklarimit të parë ku kishte thënë se e vrau vëlllai. Këtë të hënë para gjykatës, 19-vjeçarja deklaroi se është penduar, por tha se ishte e detyruar duke u munduar të paraqitet si viktim e dhunës .
19-vjeçarja ka deklaruar para togave të zeza, ftohtësisht dhe duke qeshur, se sipas saj është ajo që qëlloi babanë për vdekje, në dhomën e ndenjes, e se donte t’ia linte fajit vëllait për krimin dhe shtoi se i ati është përpjekur që ta vrasë, si dhe ka goditur nënën e tyre. Mirëpo thëniet e saj hidhen poshtë nga të gjithë njerzit që janë thirrur si dëshmitarë që e njihnin viktimën.
Gjyqtarja: Na thuaj si të lindi mendimi vrasjen dhe ku e gjete pistoletën?
Kur ai me tha do ju vras! Aq më fiksoi truri na e ka thënë edhe herë të tjera! Të enjten më tha do ju vras! Të shtunën e vrava! Më tha se i refuzova fejesën për herë të dyte dhe e disha që kishte armën. S’ishte hera e parë që kishte armë. Dhe e dija kur vinte nga puna dija çdo lëvizje e mendova për pasdite.
Mora armën, ai erdhi nga puna ishte duke pushuar ishte me kurriz i shtrirë. Mora armën në dhomën ngjitur ia tregova e pa armën dhe më tha ‘Ku shkon me atë gjë?’ E bëra t’i flisja përballë! Ai nuk u befasua dhe i thash çohu në këmbë! Ai tha? ‘Ik andej!’. Dhe unë e qëllova, dy metra larg tij. Ishim tek dhoma e ndenjës, isha unë që hyra në dhomën e gjumit dhe arma ishte te dhoma e gjumit të vëllait Hysenit.
Por ai nuk rrinte aty, unë e dija ku ndodhej armën se pastroja shtëpinë. Nuk ishte e fshehur. (Qesh ndërkohë)! Jam penduar tani, por nuk ka kthim pas.’- tha ajo.
Hetimet në vazhdim do zberthejnë të vërtetën dhe dënimi duhet të jetë i merituar bashkë me nënën që çuditërish nuk është pas hekurave por thjeshtë nën hetim.