Pas disa kohësh nga vdekja e ish kreut të “Cosa Nostras” Toto Riina, gazeta italiane “La Sicilia” ka publikuar disa ‘sekrete’ rreth arrestimit të tij në vitin 1993.
Në një artikull të publikuar së fundmi me titull “Toto Riina u ‘shit’ te karabinierët nga Bernardo Provenzano” tregon me imtësi si u bë i mundur arrestimi i tij.
“Arrestimi i Riina-s ishte rezultat i një kompromisi të turpshëm nga disa oficerë të ROS si Mori dhe de Donno. Ishte rezultat i një projekti të mbajtur sekret prej anëtarëve të institucioneve e gjyqtarëve që besonin fort në vendosshmërinë e aksionit të shtetit kundër Cosa Nostra-s. Procesi vazhdon në negociatat e Shtetit me Mafia, ku prokurori Vittorio Teresi tregon se arrestimi i Toto Riinës erdhi pas një marrëveshje me një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të kokës së mafies famëkeqe. Po sipas tij, The Godfather është dorëzuar në polici nga ‘krahu i djathtë’ pranë kreut të Cosa Nostra, Bernardo Provenzano,” shkruan La Sicilia.
“Riina, me të cilën ushtarët e Rosit akuzuan në gjyq, kishin filluar një dialog që synonte ndalimin e masakrave, por që u konsiderua si një “bashkëbisedues” tepër i papajtueshëm.
Kështu, u preferua Provenzano në vend të tijsi mbështetës i linjës së fshehtësisë dhe larg idesë së “papello”, që Riina i prezantoi shtetit përmes karabinierëve”, shkruhet në artikull.
La Sicilia shkruan në përfundim se ishte e qartë se e gjithë kjo duhej mbajtur sekret sipas asaj që tregon Teresi. Dhe pas kapjes së Riinës dhe daljes në skenë të politikanit Italian të lidhur me mafian Ciancimino lidhjet e marrëveshjes janë të qarta dhe kalojmë në fakte. Kështu siç është e rëndësishme për karabinierët që të mbahet sekreti për kapjen e Riina-s, ashtu është edhe e rëndësishme për mafien që të mos rrjedhë asnjë informacion.