Policia e Fieit ka zbardhur dhe identifikuar autorin e plagosjesme armë në fshatin Fermë-Çlirim pasditen e sotme. 19 vjeçari u plagos me armë zjarri në këmbë teksa ishte i shoqëruar edhe nga e fejuara e tij.
Policia kap dhe shoqëron autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 19 – vjeçarit.
Autorit të dyshuar policia i gjen në banesë dy armë zjarri Pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku më datë 30.01.2018, rreth orës 15.45 , është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit R.Gj,19 vjeç, banues në Fier, rezultoi se:
Shtetasi E.H, dyshohet se në banesën e tij ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin R.Gj.
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta dhe një sasi fishekësh.
Gjithashtu janë shoqëruar edhe 3 shtetas të tjerë të cilët kanë dijeni për ngjarjen dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.