Taulant Balla ka vijuar replikat përmes Facebook, duke nxjerrë për herë të parë emrat e këngëtarëve në Festivalin e Gjirokastrës.
Por ne mendojmë, që nxjerrja e emrave nuk tregon asgjë, sepse të këndojë në kohën e diktaturës për Enver Hoxhën, ishte detyrim, nder dhe respekt. Vërtet do të guxonte kush, që të bënte disidentin në moshën 10 vjeçare?!
Pavarsisht për trimërirat, që tregojnë sot shumë ish të persekutuar, shumica e njerëzve që janë dënuar për agjitacion propogandë, kanë bërë një desidencë nën zë, sepse askush nuk guxonte të dilte kundër Hoxhës, ballë për ballë.
Ndaj, pak rëndësi kanë emrat e dy djemve, që atëhere kanë qenë fëmijë të nderuar, që i kënduan “udhëheqësit”, bash në vendlindjen e tij, në Gjirokastër.
Hapni arkivat dhe shikoni lumin e këngëve të krijuara dhe kënduara për “udhëheqësin” nga dhjetra burra dhe gra nga Tropoja, Mirëdita, Shkodra dhe gjithë Shqipëria, ndaj Zoti Balla, nuk mund të ngarkohet në asnjë mëkat, nëse ndonjëherë edhe ai si shumë fëmijë, i kishte kënduar Enverit.
Replika bile është ofenduese, sepse duket si përgjigje për një vepër të dënueshme, në të njëjtën kohë, që kur ka ndodhur, ishte e detyrueshme dhe e lavdërueshme. Zoti Balla duhet ta pyes mbesën e Bije Vokshit, se sa kova me lot ka derdhur ajo dhe gjithë farefisi i saj, ditën që vdiq Enver Hoxha?!
Zoti Balla duhet ta pyes, se si ajo dhe raca e saj, u shisnin mend shokëve të klasës, si njerëz të afërt të Hoxhës?!
Zoti Balla duhet ta pyesi Pamelën, se çfarë e lidh me PD dhe me të përndjekurit, përveç bizneseve dhe lidhjeve të bashkëjetuesve dhe të Vjollcës, motrës së saj, me Sali Berishën?! Kjo replikë i’a vlen, nëse merr përgjigje, por nga kush?!
Ja statusi i Ballës
Këta nuk paskan as turp kur gënjejnë gjithë ditën dhe as minimumin e dinjitetit njerëzor. Si ka mundësi, që as nuk skuqen dhe as kërkojnë ndjesë, kur gënjeshtra u del në publik.
Por në respekt të publikut, po sqaroj se një këngë në festivalin e Gjirokastrës për diktatorin, nuk është kënduar kurrë nga unë, por nga dy nxënës të asaj kohe, nga zona e Prrenjasit, të cilët quhen A.Belba dhe A.Omeri./Ekskluzive.al