Nga Anri Bala
Nuk ka lajm më të trishtueshëm, se transmetimi i një kronike për humbjen e jetës së një djali të ri, që ngjall vetëm hidhërim edhe tek ata të cilët nuk e kanë njohur aspak, ndërsa miqtë dhe familjar… e përshkruajnë si tragjedi! Të tilla lajme të “prishin gjakun”, të krijojnë një ndjesi zemërimi, që e mbanë në shpirt gjithë ditën e në vazhdim!
Dje humbi jetën një djalë i ri dhe arsyet askush nuk i di, përveç se atij, që zgjodhi ta ndërpriste jetën në lule të rinisë, ose “ata” që i’a nderprenë jetën që sot nuk nëse ekzistojnë. Por për ekzistencën e tyre e dinë vetëm një tufë konellapsish, të cilët me mburrje deklarojnë, se ishin ato të parët, që njoftuan për vrasjen në Gardën e Republikës.
Natyrisht, që kjo është një gënjeshtër e poshtër! Ligjërisht, askush nuk kishte nxitimin e madh për të njoftuar, për një vrasje apo vetvrasje, pa u siguruar me prova dhe fakte. Gjithçka bëhet pas verifikimeve, me një njoftim për mediat nga Policia e Shtetit, nëpërmjet kronikës, sepse askush nuk ka të drejtë të përhapë informacione “rruge”, të dëgjuara nga thashethemexhinjë të çdo kallëpi.
Por vendi i thashethemeve, Shtëpia e Gjetheve të Lanës, i nxorri lehësit, të bënin “hamin” e radhës, të deklaronin, se ishin ato që kishin dhënë të parët lajmin e vrasjes së Shkëlzen Qordjes, shofer pranë ministrit Fatmir Xhafaj. Natyrisht, njoftimi doli nga foleja e grerëzave, ku lajmin e jep njeriu i të gjitha të zezave të këtij vendi, Sali Berisha, me anë të gardistit dixhital, ku guxon dhe krijon histori për vrasje mafioze, e për vrasësin e mbrojtur nga shteti!
Pas lehësit të madh, tufa e koneve pas gardhit, tek ura e Lanës, ku qelbet vendi nga shurrosja e tyre, merr guximin dhe përdhos në mynyrë të paprecedentë emrin e djaloshit, duke hedhur gjithfarë shpifjesh si: “i përfshirë në pazare mafioze”, “i mbyllën gojën, se dinte shumë”, e dhjetëra skenare, që vetëm mendjet e këtyre “zezanëve” mund t’i sajojnë.
Është e dhimbshme dhe fyese, që këto mendje të sëmura, të ardhur nga humbëtirat, të bëjnë publike perversitetet e tyre, në stallën ku ka kafshë të sojit të tyre, që turpërojnë çdo qenie njerëzore, të sulmojnë dhe të nxijë një viktimë, që as nuk e njohin dhe as nuk i’a kanë dëgjuar emrin kurrë. Por konia, si gjithë konet për të lehur paguhet nga bordello e buçeve, ku lehja është i vetmi mjet, që na kujton se ekzistojnë, e mund tu a hedhi sytë ndokush!
Politika e lehjes, nga mëngjesi në darkë, duhet të ndalohet dhe nuk e kuptojmë, se përse heshtet dhe nuk vihen përpara përgjegjësisë ligjore këto shpifsa të ndyrë, që nuk janë askush dhe guxojnë të shkelin edhe mbi dhimbjen e njerëzve, për të bërë ritualin e përditshëm… shpif shpif, se shpifja është falas!
Duhet gjetur një mënyrë për tu thënë këtyre mostrave, se shpifja nuk është falas, kur shkel mbi dhimbjen e një nëne, një babai, një vëllai apo të një motre… duke i’a nxirë emrin e njeriut të tyre të dashur, që sapo e kanë humbur.
Konet duhet të kenë kujdes, sepse nuk mund të ngrejnë kauza me viktima dhe dhimbje, siç kanë bërë në një rast të turpshëm, ku vrasjen e tyre e shitën si krim pa zot, duke i’a faturuar kujtdo që u dilte përpara dhe duke i shpëtuar dënimit deri sot… se nesër!
Konet duhet të ndalojnë së përmenduri emrin e Shkëlzenit, sepse nëse nuk e mbyllin vetë gojën, do dali dikush… që do tua mbylli. E paç dheun e lehtë Zen, se nuk mund të përdhosin emrin tënd, ata që janë të sterrosur dhe të menderosur në gjithçka që i rrethon… e as lumi nuk i lanë dot bëmat-gjëma të tyre… vetëm nëse i mbyt!/Ekskluzive.al