Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin me raketa ruse ditën e djeshme në Odesa, e cila ra fare pranë delegacionit të kryeministrit grek Mitsotakis.
Ky i fundit pasi nuk mori pjesë në takimin e zhvilluar në Tiranë, çuditrisht la Rumaninë për një një vizitë të papritur në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky.
Qëllim ishte sepse Greqia synon të trajnojë pilotët ukrainas për të përdorur F-16-at e rinj që vendi do të marrë në muajt e ardhshëm nga shtetet evropiane, si pjesë e iniciativës së vazhdueshme të SHBA-së për të forcuar arsenalin e forcave ajrore ukrainase, gjë që ka shumë gjasa të mos e arrij, sepse tashmë është baza e Kuçovës ku do trjnohen pilotët, një investim totalisht amerikan.
Me gjithatë u ndje i keqardhur dhe u shprehet se këto sulme janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.
Postimi i Ramës në X:
‘Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.’ shkruan Rama.