“Kryegazetari” me shkollë Kristali Çim Peku, thotë se në prapaskenë të sherrit mes Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij, qendron Edi Rama.
“Si sot me kujtohet kur Princi Charles tradhtoi me Camillan, Ledi Di, princeshën e princeshave, dhe babai i saj, mësues i njohur në Skoci e goditi me një statujë druri duke i kërkuar të largohej nga pallati mbretëror e të mos kthehej më aty.
Edhe pse ikona të mendimit dhe moralit publik si Prof. Pëllumb Xhufi, Prof. Skënder Gjinushi, Prof. Fatos Klosi mbajten anën e Ledi Di atë kohë, Princi u martua me Camillën e jetoi në pallatin mbretëror atëherë si Princ e sot si Mbret.
O mbeturina të Enver Hoxhës, Princ Leka nuk i ka marrë ato prona si modeli i mashkullit besnik, por si trashëgimtar i Ahmet Zogut. Mesa di, Ahmet Zogu e jo Gjergj Zaharia ka qenë mbreti.
Bërja publike e videos nga policia e Taulant Ballës është një përpjekje për të njollosur sa më shumë të munden trashëgiminë e Ahmet Zogut.
Por kur nipi i pastrueses se Mretit Zog sundon sot si monark, sigurisht që nipi i vetë Mbretit do baltoset e sulmohet për t’u nxjerre dhe nga shtëpia e gjyshit të tij mbret.
Jetojmë në kohen e bijve të farës më të keqe që ka njohur ky komb”, shkruan kryegazetari me prejardhje aristokrate nga Hasi, ndryshe nga Edi Rama, që është nip i një pastrueseje.