Asllani lindi në Shqipëri me 9 Mars 2002 dhe u zhvendos në Itali si fëmijë për të ndjekur të atin, i cili kishte mbërritur me një varkë refugjatësh për të gjetur punë.
Në vitin 2004, kur Kristjan Asllani ishte vetëm dy vjeç, ai bëri udhëtimin e parë të madh të jetës së tij, pasi familja e tij emigroi nga qyteti i tyre i lindjes, Elbasani i Shqipërisë në Buti në Italinë qendrore.
Si fëmijë, Kristjani rrallë do të shihej pa një top futbolli, duke mos humbur asnjë rast për të qenë në fusha sportive.
Kurse sot, djaloshin e Interit e shohin si mesfushorin e së ardhmes në botën e futbollit. Ka stil, ka elegancë në fushë dhe lufton për çdo top. 💫
Kristjan Asllani sot feston ditëlindjen e 22-të dhe ne ia urojmë gjithë të mirat. Krenar që ky djalosh bartë fanellën “kuqezi”