Lamin Jamal ka nxjerrë nga vështirësitë Barcelonën mbrëmjen e sotme. Katalanasit kanë fituar me shifrat 1-0 kundër Majorkës pikërisht falë xhevahirit të tyre.
Megjithëse është vetëm 16 vjeç, Jamali ka marrë për dore një markë të futbollit spanjoll dhe atij europian, siç është Barcelona.
Lojtari i skuadrës kuqeblu mahniti tifozët e pranishëm në stadium në minutën e 73-të të takimit. Jamali lëvizi bukur për të shmangur kundërshtarin dhe teksa gjendej në hyrje të zonës, shënjestroi trekëndëshin e portës me të majtën e tij.
Goli i tij i dha fitoren Barcelonës, që tashmë renditet në vendin e dytë, me 5 pikë më pak se Reali i Madridit kryesues.
Video:
https://twitter.com/hazfcb_/status/1766216317072187835?