Lidhur me hetimet e thelluara të pasurisë nga SPAK ndaj çiftit Meta-Kryemadhijuristi Romeo Kara, i cili është denoncuesi i aferës CEZ-DIA që ka bërë SPAK ta thërrasë Metën dy herë në Prokurorinë e Posaçme komentoi lëvizjen e Kryemadhit në datë 1 mars, e cila ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për t’iu kthyer celulari, pas rrëzimit të kërkesës nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Ai tha se flitet për pasuri të shumta që ky çift ka dhe në të ardhmen ata do ti bien pishmanit për ato që kanë bërë pasi drejtësia do t’i fundosë. “Kodi i procedurës ja njeh këtë të drejtë çdo personi. Meqenëse ajo se ka zgjidhur në të dyja shkallët e para të gjykimit nuk besoj se Gjykata e Lartë do të dali kundër dy shkallëve të para dhe të rrëzojë kërkesën e SPAK që ka kërkuar që Kryemadhi të provojë që telefoni është i saj.
Në këtë rast me sa duket telefoni do i jetë sekuestruar ndonjë të afërmi të tyre. Ka një proces penal të bashkuar Meta-Kryemadhi. Për mua nëse shtohen edhe persona të tjerë kemi të bëjmë me një krim të organizuar nga kjo familje. Janë të përfshirë të dy burrë dhe grua, në të ardhmen do ti bien pishmanit për ato që kanë bërë.
Kallëzimi është për të dy dhe kjo është e rëndë, ku politika është e kapur nga familje të veçanta. Por, duhet që të ketë një përshpejtim të hetimeve, hetimet duan kohë, por SPAK duhet që të 10-fishohet. Nuk mund të presim më, këta persona na kanë mashtruar dhe kanë përdhunuar vendin në të gjitha kuptimet.
Nuk bëjmë asnjë hap tjetër, nëse drejtësia nuk thotë fjalën e saj. Ata duhet që të dalin para përgjegjësisë, për ato që kanë bërë. SPAK duhet të zgjerohet, kaq e vështirë është kjo gjë. Ne jemi të vjedhur, këta persona kanë ardhur në pushtet me një premtim të caktuar dhe kanë bërë tjetër gjë. Ata dalin dhe i thonë popullit që më jep votat sepse do bëjë këtë dhe kanë bërë të kundërtën e asaj. Kur ai ka prishur këtë kontratë, ca kuptimi ka.
Po kush është Monika? Monika është një person që nuk pati skrupujt që mund të ketë një njeri, gjeti shesh dhe bëri përshesh, bëri një parti familjare. Flitet për pasuri të shumta që ata kanë. Po kush janë këta që nuk dalin para ligjit?
Nga kanë zbritur këta? Këta nuk kanë zbritur nga qielli. A ka mundësi që të shpejtohen këto procedura, ne jemi vjedhur si popull dhe ata duhet që ti gjejnë provat. Nëse si bënë këta, kush e ç’bëri vendin. Ne nuk mund të ngopemi më me lug të zbrazur, ata duhet që të japin llogari”, u shpreh juristi Romeo Kara.