Artistët kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Maks Velo është shprehur se në kohën e qeverisë Berisha ka ardhur një fond nga Greqia për Teatrin, por sipas tij nuk dihet ku shkoi.
“PD po të kishte dashur e kishte bërë teatrin, kushdo që vjen shan atë që ka ikur.
Nuk jep asnjë llogari për ato që ka bërë vetë. Në kohën tuaj ka ardhur një fond nga Greqia për Teatrin.
Ku është ai fond? Berisha ka interes për këtë veprim, pse nuk ka reaguar asnjëherë.
Teatri ka qenë gjithmonë një qendër e sigurimit, kanë qenë të dyja klasat.
Teatri i ri është një teatër në ajër, është një teatër urë është i vetmi në botë”- ka thënë Maks Velo./Tema