Pas më shumë se 20 vitesh debate mediat greke raportojnë se është arritur marrëveshja për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.
Mediat greke shkruajnë se pas mbylljes së marrëveshjet emri i ri i Maqedonisë do të jetë ‘Republika gorna Makedonija’ që do të thotë ‘Republika Maqedonia e epërme’.
Ky debat vijonte për vite të tëra pasi Greqia nuk pranonte emrin “Maqedonia” pasi sipas tyre ky shtet kishte pretendime terriotriale, për krahinën në Greqi që quhej “Maqedoni”.