Nga Alain Delon
E dinit, ajo ishte ndryshe. Ishte e vërtetë që në momentin kur fillonte të fliste.
Fjalët e saj ishin të fuqishme. Ajo kishte një mënyrë aq joshëse të të folurit dhe me vetëbesim e përdorte si forcë tërheqëse. Ishte përtej logjikës sate… Ti e urreje mënyrën se si ajo të bënte të ndiheshe. E ngatërroje me pafuqinë. Me mungesën e kontrollit.
Por e vërteta ishte se ajo nuk kishte qëllime të tjera, asgjë tjetër veç harmonisë dhe qetësisë.
Ajo ishte fajtore vetëm për forcën e madhe tërheqëse dhe joshëse…
Alain Delon është një nga aktorët më të famshëm në botë, por dhe shumë i dashur për shqiptarët.
Por në një rrëfim të fundit, që është bërë viral, ai shprehet i zhgënjyer nga bota.
Ai thotë se kjo botë është false, dhe për këtë arsye do të largohet nga kjo botë pa pasur asnjë pendesë.
Pra, nuk e ka problem nëse të vdesë, pasi kjo botë nuk ka çfarë t’i japë më.
“Do të largohem nga kjo botë pa ndjerë aspak keqardhje. Jeta nuk ka më asgjë për të më ofruar, kam parë gjithçka, kam përjetuar gjithçka.
Por mbi të gjitha e urrej epokën aktuale, më dhemb! Gjithçka është false, gjithçka është e mbivendosur, nuk ka më respekt për fjalën e dhënë, tani gjithçka që ka rëndësi është paraja dhe pasuria! E di që do të largohem nga kjo botë pa u penduar”, tha kohë më parë aktori i njohur.