Është hedhur këtë të premte shorti i fazës çerekfinale të Champions League, nga i cili dolën sfida vërtet spektakolare.
Kështu, kampionët në fuqi të Manchester City do të përballen me rekordmenët e kompeticionit, Real Madrid, ndërsa Paris SG do të luajë kundër Barcelonës.
Arsenal-Bayern dhe Atletico-Borussia plotësojnë sfidat çerekfinale.
Sfidat çerekfinale
Arsenal-Bayern Munchen
Atletico Madrid – Borussia Dortmund
Real Madrid – Manchester City
Paris SG – Barcelona
Përveç çerekfinaleve u hodh edhe shorti i sfidave gjysmëfinale.
Fituesja e sfidës Arsenal – Bayern do të përballet me atë të sfidës Real Madrid – Manchester City.
Ndërsa fituesja e përballjes Atletico – Borussia do të ndeshet me fituesen e Paris SG – Barcelona.