Trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho zbardhi sot listën e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret e marsit kundër Kilit (22) dhe Suedisë (25).
Braziliani nuk i ka ndalur surprizat, teksa një të tillë ka qene ne fazen sulmuese.
Trajneri ka ftuar në ekip edhe Arbër Hoxhën, sulmuesin anësor të Dinamos së Zagrebit.
25-vjeçari shënoi dje për gjigantin kroat në Conference League, por goli i tij nuk mjaftoi pasi PAOK i eliminoi nga Conference League.
Me vlerën 1 milionë euro në treg, Hoxha la në merkaton e dimrit Slaven Belupo dhe u bashkua me Dinamon e Zagrebit.
I dalë nga moshat e Prishtinës, Hoxha ka luajtur edhe me Ballkanin dhe prej 2021 është pjesë e futbollit kroat, si fillim me Lokomotivën e Zagrebit dhe më pas me Slaven Belupo e tanimë me gjigantët e Dinamos.