Andi Bushati dhe Neritan Sejamini debatuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në për marrëveshjen Rama-Berisha për normalizimin e jetës parlamentare.
Por Bushati tha se ky është dorëzim parlamentar i opozitës, ndërsa Sejamini e kundërshtoi duke thënë se opozita tani duhet të krijojë një alterntivë morale për shqiptarët.
Andi Bushati: Unë dua të di arsyet pse u ndërpre ky aksion radikal, se morën një shkelje syri për njohje? Se me ligjin e ri për komisionet hetimore që Rama i ka bërë si bunkerë, mua më duket si dorëzim opozitar. Kjo më shqetson mua, jo se humbi Gazi me Saliun.
Neritan Sejamini: Po pse çfarë do të bënin, po ta vijonin? Ta zëmë se nuk u tërhoqën, çfarë do të bënin? Pra do vinin në parlament çdo të enjtje, ku do e çonin? Për mua ishin gabim atje ku ishin. Kanë bërë një akt të vërtetë politik.
Andi Bushati: Ti fillon të merresh me politikë në parlament.
Neritan Sejamini: Parlamentin e ka bllokuar, të bëjë alternativë, të mos harxhojë energji me shkrepse dhe karrike por të krijojë një alterntivë morale për shqiptarët.
Andi Bushati: Ashtu ishin mirë kur dolën nga parlamenti. Pra në parlament këta t’i rrahin dhe ishalla nuk përfundon që të marrë malet.
Neritan Sejamini: Në një parlament me 140 deputetë ku ai ka 94 vota, çfarë mund të bësh ti? Ai ndryshon Kushtetutën, ndryshon rendin politik në Shqipëri.
Andi Bushati: Formalisht në një demokraci që ne s’jemi, edhe kur je me 10 deputetë ke disa të drejta.
Neritan Sejamini: Deputetët mund t’i bësh si në Rusi me Navalny, si ne Serbi, si në Turqi. Mjeti, sipas teje, i opozitës është që të bësh destruksion në parlament?
Andi Bushati: Analiza jote është si të jetë një opozitë ideale. Unë them se kemi një opozitë më të keqe të mundshme. Por kësaj të keqeje u duhen plotësuar ato kushte që ia jep ligji. Unë them më mirë bilbil se të shesësh 6 komisione.
Neritan Sejamini: Dhe kur i bie bilbilit ti, çfarë ndodh? Vijnë zgjedhjet.
Andi Bushati: Zgjedhjet janë të mbyllura, i merr Edi Rama. Unë mendoj që kjo shoqëri ka nevojë më mirë për celula radikale që thonë të vërtetën, se sa një numër të madh deputetësh.