Sali Berisha megjithëse është askushi veçse një relike e ndryshkur në karriget e parlamentit shqiptarë arrinë të kërcënoi lartë e poshtë nëpër rrjete sociale. Natyrisht, që ai ka probleme të mëdha, nëse reforma në drejtësi futet në shinat e duhura .
Nëse, Saimir Tahirin e morën si të pandehur se disa trafikant mburreshin me emrin e tij, për Shkëlzen Berishën, të birin e Saliut ka dokumente, fakte prova, biseda të saktësuar dhe vërtetuar me njerëzit që i vodhën Shqipërisë dhe shqiptarëve miliona euro.
Ndaj sot, Berisha i trembur nga e nesërmja kërcënon Ministren e Drejtësisë se gjoja paska shkelur ligjin, dhe duhet të shkoi në burg, sepse ka lejuar ekstradimin e një të pandehuri, që kërkohej nga drejtësia italiane. Berisha si i çoroditur nuk e kupton se marrja peng e drejtësisë ka marrë fund dhe nuk ka prokuror e gjyqtarë që mund t’i shërbej politikës edhe sikurse mendon ai për tre tropojanë e çeshtjes së “bujshme” nga hiçi. Gjykimin për Berishën do ta bëjë drejtësia e re, kurse sot atij i ka ngelur vetëm cëcërima e ngjirur në FB. Ja dërdëllisja e fundit të “agjentit” të famshë:
“Unë i kam të gjitha dokumentet që provojnë se ministrja e Drejtësisë duhet të arrestohet për ekstradimin e Nezar Seitajt” /Ekskluzive.al