Fituesi i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli ka rrëfyer eksperiencën e tij të keqe gjatë fluturimit nga Londra në Tiranë me linjën e kompanisë ajrore të “Wizz Air”.
Sipas këngëtarit, turbulencat e forta kanë ndikuar që avioni të bënte ulje të detyruar në Shkup, ku ai dhe pasagjerët e tjerë kanë kaluar natën, për tu nisur në mëngjes për në atdhe.
Mirëpo edhe këngëtari falenderon bashkëatdhetarët që i kanë ofruar automjetin e tyre në mënyrë që ai të kthehej në Tiranë.
Ndërkohë pasagjerët e tjerë, duke mos qenë “VIP”-a nuk kanë pasur të njëjtin fat! Madje ata kanë denoncuar për mashtrim kompaninë, pasi sipas tyre, avioni fillimisht është ulur në aeroportin e Shkupit me justifikimin se ulja në Aeroportin e Rinasit nuk bëhej për shkak të motit të keq, që rezultoi një gënjeshtër pasi avionët e linjave të tjera kanë mundur të ulen normalisht.
Kompania u shpreh se pasagjerët do të merreshin me autobuz për t’u sjellë në Tiranë. Por, pas momentit të mbërritjes në Shkup, askush nga kompania nuk ka shkuar t’i sqarojë apo t’i udhëzojë udhëtarët e tyre.