Rikard Ljarja lindi në Shkodër më 1 prill të vitit 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.
Ai do të mbushte 81 vjeç nëse do i jetonte sëmundjes së rëndë.
Për tetë vite, pas diplomimit, punoi si aktor në teatrin “Migjeni” në Shkodër për t’u angazhuar më pas edhe në filma.
Aktori ka lënë gjurmën e tij në filmat: Pesha e kohës – (1988), ku luante rolin e Vasilit; Radiostacioni – (1979); Komisari i dritës – (1966) apo Rrugë të bardha – (1974) ku luajti rolin që e identifikoi për publikun shqiptarë, atë të elektiçistit Dedë. Megjithatë filmi më i rëndësishëm për të ka qënë “Në pyjet me borë ka jetë”, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren Marjetën.
Ljarja ishte legjenda e dytë e artit shqiptar që nuk do të përcillet dot me nderimet që i takojnë për shkak të situatës së koronavirusit në vend.
Por ja çfarë mbeti nga ai sipas Lorenc Vangjelit:
Ikja e Rikard Ljarjes, kujton më shumë praninë e tij. Që kishte vite që nuk binte në sy në Tiranën kaotike, që rend nga mëngjesi në darkë në luftën për mbijetesë, e shtyrë nga nevoja dhe vaniteti, nga dëshira apo pamundësia, nga etja për pushtetin e përkohshëm dhe përkohshmëria e çdo pushteti tjetër veç vdekjes.
Rikardi, i Miri, i keqi dhe i Bukuri tek një individ i vetëm, do të jetë gjithmonë njeriu, të cilit në funeralin e tij, të gjithë do të donin t’i thoshin se kishin shkuar ta takonin dhe ta lëvdonin me lotë mirënjohjeje dhe malli.