Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën e Campagna, përgjatë rrugës nacionale 91 që lidh Sant’Andrea me Quadrivio di Campagna, ku humbën jetën 2 karabinierë, si dhe mbetën të plagosur 4 persona të tjerë.
Karabinerërt e vdekur janë Francesco Pastore, 25 vjeç dhe Domenico Ferraro, 27 vjeç, ndërsa një tjetër karabinier i identifikuar si Marshalli Paolo Volpe ka marrë lëndime të rënda dhe ndodhet në spital.
Tre të plagosurit e tjerë janë dy gra të moshave 31 dhe 18 vjeç dhe një burrë 75 vjeç.
Aksidenti ndodhi mes tre makinave, asaj të karabinierëve, një “Range Rover” i bardhë – ku ndodheshin dy gratë – dhe një tjetër makine, ku ndodhej i moshuari.
Ende nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti tragjik.
4 të plagosurit u transportuan në spitalet e Battipaglia, Eboli dhe Oliveto Citra.
Një ndër pistat e para të hetuesve për aksidentin sqaron se fillimisht mjeti “Range Rover” ka përplasur makinën e policisë, duke shkaktuar vdekjen e dy karabinierëve pasagjerë dhe plagosjen rëndë të shoferit.
Pas përplasjes së fortë me makinën e policisë, “Range Rover” përplasi dhe automjetin me shofer 75-vjeçarin.