Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dëbuar gardistin Laert Gjoka që e kishte truprojë prej 11 vitesh.
Në protestën e zhvilluar para disa ditësh para Bashkisë së Tiranës, Meta tha se i ka larguar gardistët, duke i akuzuar ata që janë patronazhistë, edhe pse i ka pasur prej një dekadë pranë tij.
“Edhe dal mes Tiranës, pa badigardë, s’më duhen badigardët, e që ta dini, i kam pëzënë badigardët e Gardës së Republikës, se që ta dini, ata nuk janë punonjës së Gardës së Republikës.
Ata janë patronoazhistë të Rilindjes dhe të këtij sekti të shëmtuar. Unë jam Ilir Meta dhe përpara qytetarëve të Tiranës e kam shëmbur atë Parkun Rinia atje, dhe se Edi Rama nuk më vinte në mbledhje, se e merrnin gjithë të fortët e Tiranës, se s’më merrnin dot mua.” – është shprehur Ilir Meta.
Pak kohë më parë ai akuzoi edhe të shoqen, Monika Kryemadhi, se po përdoret nga Altin Dumani.
Video:
https://www.cdnimpuls.com/video/661439ba9b5a6.mp4