Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Prej 3 muaj në arrest shtëpie, Berisha kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, por edhe kjo përpjekje e tij u rrëzua.
“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi në tërësi dhe në themel të gjitha shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 15 datë 25.01.2024, të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.
Berisha është në hetim për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër.
Ai dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrin në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, përmes nxjerrjes së akteve nënligjore gjatë kohës që qeveriste.