Pas një muaji agjërimi e sakrificash, besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit.
Këto janë pamjet me dron nga sheshi ‘Skënderbej’, ku mijëra besimtarë falën namazin nën drejtimin e kreut të KMSH, Bujar Spahia.
Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.