Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i doli në mbrojtje Ilir Metës dhe deklaroi se kryeministri Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të asgjësuar opozitën.
Blushi përdori dhe një shprehje se “ai është Ilir Meta superbudallenj”.
“Edi Rama mund të bëjë çdo lloj përpjekje për të asgjësuar opozitën. Përmenda dy shprehja të drejtuesve kryesor të opozitës, Sali Berishës dhe Ilir Meta. I pari ka thënë ‘jam Sali Berisha o budallenj’ dhe Meta ka thënë ‘unë jam Ilir Meta o super budallenj’.
Edi Rama me çdo lloj vegle, me fake opozitën e tij, me prokurorinë, nuk ka zot që i nxjerr këto dy figura nga politika.
Duhet të jeni të qetë sepse sigurisht opozita ka bërë gjithçka dhe çdo përpjekje për t’i dhënë zgjidhje gjithë problematikës së vendit që u shkaktuan nga ato faktorë që u thanë këtu.
Nuk ka asnjë lloj shqetësimi. Jemi në ballë të betejës me këtë regjim, ka kapur sistemin e drejtësisë, ka kapur SPAK-un në një ramo-formë”, deklaroi Blushi, në emisionin Open në News 24.
Shprehja e Tedi Blushit është një plagjiaturë dhe kopjim banal. Ajo është grabitur nga thënia e Berishës “Jam Sali Berisha unë, o budallenj”.
Ilir Meta ka bërë disa postime të pazakonta dhe vulgare në rrjete sociale duke vënë në pikëpyetje stabilitetin e tij psiqik, ndërsa këto sjellje të tij kanë shqetësuar familjen e tij dhe bashkëpunëtorë të vjetër, duket se i vetmi që e motivon të vazhdojë me këto postime është Tedi Blushi.
Dy ditë me parë Ilir Meta akuzoi dhe ish-truprojën e tij si sabotator.