E dini se çfarë na bëri përshtypje dje te Liverpul-Atalanta? Traversë, raste fatale të humbura dhe gol i anuluar. Dje dukej se ishte mbrëmja e Atalantës dhe goli nuk donte të hynte për Liverpulin.
Del Jurgen Klop në konferencë dhe shpjegon vetëm arsyen se pse kundërshtari shënoi 3 gola dhe
ekipi i tij 0 gola, pa justifikime, madje duke kërkuar që të mos aludohet për përmbysje.
Kur luhen ndeshjet e Superiores në Shqipëri, me një gjysmë rasti të krijuar në 90 minuta, trajnerët kanë gjithmonë një justifikim: “Sikur topi të kishte hyrë në rrjetë në atë rast, historia e ndeshjes do të ishte tjetër”